Një minator ka mbetur në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.

 

Dyshohet se ka patur një shpërthim në nëntokë, i cili ka shkaktuar plagosjen e minatorit 36-vjeçar me inicialet V.D.

 

Ai është nxjerrë nga nëntoka dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

 

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që ekspertët e AKSEM (Autoriteti Kombëtar i Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera) të hedhin dritë mbi rrethanat e shpërthimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *