Kriza energjetike do ta ketë kulmin e saj mesin e vitit 2022, deklaroi kryeministri Rama, po edhe pas kalimit të kësaj situate çmimi i energjisë nuk ka gjasa të ulet. Kreu i qeverisë bëri me dije se të shtunën do të behet publik prezantimi i planit për përballimin e krizës energjetike, për mbrojtjen e konsumatorëve dhe biznesit të vogël.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar PD, Edvin Kulluri, lidhur me këtë situatë të paralajmëruar, u shpreh se kriza vjen për shkak të mos investimeve. I vetmi investim i huaj, sipas tij, mbetet ai holandez, Lulzim Basha.
“Pra, dështimi në energji është për shkak të mos investimeve dhe pengesës që ka bërë qeveria shqiptare investimeve të huaja. I vetmi investim i huaj që ka bërë Edi Rama në këto 8-vite është ai hollandez, Lulzim Basha. Tjetër investim nuk ka. Dhe prandaj jemi në këtë pikë sot.”