Të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe 70 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një cisterne me karburant në qytetin Morogoro në lindje të Tanzanisë.

 

Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë në qytetin Morogoro 200 kilometra larg ish-kryeqytetit dhe qytetit më të madh të vendit Dar Es Salaam, ku një cisternë me karburant është përfshirë në një aksident.

 

Sipas mediave ndërkombëtare zëdhënësi i Qeverisë, Hassan Abbasi, duke treguar se incidentin e kanë mësuar me trishtim, shprehu ngushëllime të afërmve të viktimave.

 

Një ngjarje tjetër e ngjashme ndodhi në muajin maj në Niger, ku kishin humbur jetën 76 persona, ndërsa vendi kishte shpallur tre ditë zie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *