Subscribe

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të mërkure në një biznes në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku si pasojë është plagosur një grua.

 

Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një byrektore në rrugën “3 Dëshmorët” në Yzberisht, ku si pasojë ka mbetur e plagosur pronarja e byrektores.

 

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *