Tridhjetë persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi mbrëmjen e se hënës në Pogradec. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Beragozhd të komunës Dardhas rreth orës 17:50, ku një bombol e gazit 10 litërshe shpërtheu në një lokal, duke shkaktuar lëndime tek personat që gjendeshin në atë moment brenda tij. Transportimi i plagosurve drejt spitalit të Pogradecit është bërë me anë të dy ambulancave, si dhe përmes makinave të vetë banorëve të fshatit, Beragozhd, ku pjesa më e madhe e të lënduarve kanë  pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Duke parë gjendje e rënduar të të plagosurve, mjekët e spitalit të Pogradecit kanë nisur drejt Urgjencës së QSUT-s, në Tiranë rreth 22 të plagosur për të marrë një shërbim më të specializuar në repartin e Djegieve-Plastike, ndërsa 6 prej të lënduarve raportohen në gjendje të rëndë. Ne QSUT mbërritëm menjëherë Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, i cili asistoi nga afër gjegjen e te plagosurve, duke krijuar dhe nje shtab mjekesh ne repartin e djegieve. Po kështu ne ambientet e spitalit ishin edhe deputete te Partisë Socialiste dhe përfaqësues te Partisë Demokratike. Deri tani sipas mjekeve rezulton te jete ne gjendje kritike per jetën 14 vjeçari Eri Hamolli, i cili ka pësuar djegie ne gjysmën e trupit. Nëse situata e tij shëndetësore nuk përmirësohet, sipas mjekeve do te shihet mundësia e dergimit te tij jashtë vendit. Sic shihet edhe nga pamjet ndihma e pare qe këta te plagosur kane marre ne spitalin e Pogradecit ka qene lyerja e trupit me kos nga mjeket, ne mungese te medikamenteve. Për këtë shpërthim, policia e Pogradecit ka nisur një hetim ndaj pronarit të lokalit, Dashamir Mucka pasi dyshohet se nuk kishte bërë kualodimin teknik të bombolës së gazit, ku për pak desh u kthye në një tragjedi të vërtetë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *