Një 45 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është kapur me motor duke çuar kokainë në doza të vogla tek klientët.
Në kuadër të operacionit të koduar “Klienti” është bërë i mundur ndalimi i A.H. Ndalimi i tij është bërë në rrugën “Prokop Mima”, kua ai po lëvizte me motor ku gjatë ndërhyrjes së policisë ka hedhur në tokë dy kartopeceta brenda së cilave kishte lëndë narkotike e dyshuar llojit Kokainë.
Nga kontrolli i banesës ju gjet dhe një sasi tjetër Kokaine, në total 306.2 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.





