Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Laprake, pak përpara rrethrrotullimit të doganës. Dëshmitarët thonë se makina tip volksvagen është rrotulluar disa herë dhe është përmbysur. I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit volksvagen “Golf 4”, që është dërguar menjëherë për në spital. Paraprakisht mendohet se shkak ishte shpejtësi e lartë e mjetit, që gjatë aksidentit ka përplasur edhe një Mercedes Benz. Për pasojë trafiku në këtë aks u bllokua për gati një orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *