E premte, 30 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shpallet pretenca ndaj të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës, SPAK: 4 vjet burg për Lefter Kokën

4 vjet burg kërkoi SPAK për ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për inceneratorin e Tiranës.

Prokurori i Posaçëm, Dritan Prençi, e akuzon për shpërdorim detyre, ndërsa kërkon që ti hiqet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet.

Reklamë

Edhe për katër të bashkëpandehurit e tjerë në këtë proces, që akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim, SPAK kërkoi të njëjtën masë dënimi. Por, secili prej tyre do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dhe me 1/3, ata dënohen përfundimisht 2 vjet e 8 muaj burg.

Përjashtim bënë dy gratë, anëtare të komisionit të dhënies së koncesionit, për të cilat u kërkua pezullimi i burgimit dhe u kërkua katër vjet në shërbim të komunitetit.

Reklamë

SPAK pretendon se Ministria e Mjedisit ka pasur komunikim të hershëm me kompaninë e Klodian Zotos. Studimi i fizibilitetit, tha prokurori Preçi, nuk është bërë nga Autoriteti Kontraktor, por nga shoqëria që fitoi tenderin, ku pronarë faktikë rezultojnë të jenë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Kompanisë thotë SPAK iu dha një bonus 8 përqind. Qëllimi ishte fryrja e faturave.

Inceneratori i Tiranës është ndarë në tre fraksione, ku në një të veçantë është vartësi i ish ministrit të mjedisit, Alqi Bllako. Ai akuzohet për korrupsionn, ndaj Gjykata vendosi që të gjykohet veç.

Zyrtari më i lartë i ministrisë së Mjedisit u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për impianin e djegieve të Elbasanit, duke u dënuar me 5 vjet e 8 muaj burg. Ndërsa për inceneratorin tjetër, atë të Fierit, Gjykata e Lartë vendosi rigjykim të çështjes në Apelin e Posaçëm./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë