Subscribe

Aksidenti I rëndë I ndodhur mengjesin e kësaj të hënë në kryqëzimin e Patokut në aksin Mamurras-Milot mendohet se ka ardhur si shkak I përgjumjes së drejtuesit te makinës,

Mjeti tip Ford Mondeo me targa AA 453 HI, doli nga rruga dhe  u përplas me një pikë që merrej me përpunimin e mermerit.

Goditja e rëndë erdhi pikërisht me pllakat e mermerit në orën 08:30.

Kjo gjë shkaktoi plagosjen e katër personave që ishin në makinë të cilët u dërguan me shpejtësi në Spitalin e Traumës.

Ende nuk ka të dhëna për identitetin e të plagosurve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *