Një magazinë e mbushur me foragjere dhe ushqim për bagëtitë në lagjen “Uznovë” është përfshirë nga flakët.

 

Ende nuk dihet sesi ka rënë zjarri brenda magazinës që ishte e mbyllur, por përhapja e shpejtë e flakëve ka trembur banorët e disa shtëpive afër saj,të cilët kanë njoftuar zjarrëfikësen.

 

Magazina e përfshirë nga flakët ndodhej pranë fabrikës së lëkurëve dhe një fabrike të prodhimit e përpunimit të sallamit,që fatmirësisht nuk patën asnjë problem pasi forcat zjarrëfikëse bënë të mundur lokalizimin e flakëve në një kohë të shkurtër,ndërkohë që rreth 30-minuta më pas u mundësua edhe shuarja e flakëve të zjarrit.

 

Si pasojë e zjarrit u shkrumbuan cdo matrial qe ndodhej ne magazine.Ende nuk dihet nëse zjarri ka qënë i qëllimshëm apo jo,ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *