Të paktën 15 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën nga zjarri që shpërtheu të premten në një kompleks banimi në qytetin lindor të Kinës Nanjing.

Zjarri ka nisur në orën 04:39 të mëngjesit të së premtes (me orën lokale) dhe për shuarjen e tij janë mobilizuar forca të shumta të zjarrfikësve me 25 automjete.

Në imazhet që shihen në rrjetet sociale kineze, shihet një ndërtesë shumëkatëshe e përfshirë nga flakët dhe tymi i dendur që ngrihet në qiell. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar, por autoritetet vlerësojnë se ka nisur në një vend ku ka pasur motorë elektrikë.

Në një konferencë për shtyp që dha, kryetari i bashkisë së metropolit kinez, Chen Zhichang, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Muajin e kaluar, 39 persona humbën jetën në një zjarr në një dyqan në provincën Jiangxi të Kinës qendrore. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *