Merr tjetër drejtim çështja civile ndaj ish presidentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili është paditur nga shkrimtarja,  E.Jean Carroll, për përdhunim.

 

79-vjecarja doli para trupit gjykues ku dëshmoi me detaje sulmin seksual, që ajo pretendon se i është bërë nga ish kreu i Shtëpisë së Bardhë.

 

“Jam këtu pasi Donald Trump-i më përdhunoi, dhe kur shkruajta për këtë, ai tha se nuk ka ndodhur. Ai gënjeu dhe dëmtoi reputacionin tim dhe unë jam këtu që të përpiqem të rifitoj jetën time”, u tha zonja Carroll anëtarëve të jurisë gjyqësore.

 

79-vjeçarja  sqaroi se në momentin e ngjarjes, mendonte se po ta ndihmonte Trump-in për të blerë veshje të brendshme grash në një dyqan luksoz do të ishte thjesht “diçka argëtuese në Nju Jork”.

 

Sipas dëshmisë së saj, të zbardhur nga mediat, kur ish presidenti e orientoi drejt dhomave të ndërrimit, ajo po mendonte se po përjetonte diçka të ngjashme me një situatë  të nje emisioni të njohur humoristik amerikan.

 

Por ndërkohë, ish presidenti Trump përmes një postimi në rrjetet sociale insistoi se pretendimi i Carroll për një përdhunim në vitin 1996 është një mashtrim.

 

“Kjo është një histori mashtruese dhe false – Gjueti Shtrigash!”, shkruajti Trump.

 

79-vjeçarja, Caroll pretendon se sulmi ndodhi në një dyqan në Manhattan në fund të vitit 1995 ose në fillim të vitit 1996. Megjithatë mbetet ende e paqartë se përse Carroll tashmë në moshë të thyer, ka zgjedhur të bëjë një padi civile thuajse 30 vjet pas incidentit të pretenduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *