E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 18 minuta më parë
Rajoni

Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga zjarri në fabrikën e njohur të biskotave “Violanta” në Trikala të Greqisë Qendrore.

Mediat greke kanë publikuar fotot e viktimave. E para është identifikuar si 42-vjeçarja Vasiliki Skampardoni nga Gardiki i Trikalës, nënë e dy fëmijëve dhe e njohur në komunitetin lokal.

Reklamë

Mes viktimave janë edhe 45-vjeçarja Elena Katsarou nga fshati Glinos dhe Stavroula Boukovala nga Karditsa. Sipas informacioneve, të gjitha viktimat ishin nëna të fëmijëve të mitur.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit në bodrumin e godinës qendrore të fabrikës, duke shkaktuar një zjarr të madh që përfshiu një pjesë të objektit. Punëtoret u gjetën në bodrum, shumë pranë njëra-tjetrës.

Reklamë

Deri tani janë nxjerrë nga rrënojat katër trupa, ndërsa ka raportime edhe për një viktimë të pestë. Trupat janë dërguar në morgun e Spitalit të Përgjithshëm të Larisës, ku familjarët po japin mostra ADN-je për identifikimin zyrtar.

/vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë