Subscribe

Janë 12 të infektuar me koronavirus në Shqipëri.

 

Lajmin e bëri të ditur zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një deklaratë për mediat.

 

Një prej të prekurve është kontakt i të infektuarve të tjerë në ditët e mëparshme. Ndërsa rasti tjetër është një i moshuar nga Lushnja që ishte kthyer ditët e fundit nga Italia.

 

Në total janë kryer 157 teste, nga të cilat 43 vetëm në 24 orët e fundit. Nga këta, 2 rezultuan pozitivë.

 

“Janë kryer 43 testime të reja, kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë, tjetri një i moshuar në Lushnje që ka udhëtuar nga Bergamo. Të dyja rastet janë në vetë izolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 157 njerëz të dyshuar në total, 12 janë pozitiv. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, 3 janë të shtruar në Infektin në gjendje stabël, një në Durrës. 7 janë në vetë izolim, pa shenja klinike. Po vazhdojmë të gjurmojmë rastet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *