Të paktën 13 trafikantë të dyshuar droge u vranë nga policia braziliane gjatë një përplasjeje me armë zjarri një një lagje të varfër në Santa Teresë në Rio de Janeiro.

 

Sipas zëdhënësit të policisë kolonel Mauro Fliess, ishin fillimisht trafikantët ata që pritën me armë zjarri oficerët e policisë gjatë momentit që këta të fundit do kryenin një aksion për arrestimin e tyre.

 

Nga ana tjetër bëhet e ditur se gjatë shkëmbimit të zjarrit nuk u lëndua asnjë efektiv policie.

 

Zyrtarët sekuestruan drogë, pushkë, armë dhe municione gjatë operacionit.

 

Rio de Janeiro është një nga qytetet më të dhunshme në botë me shkëmbime të shpeshta të armëve të zjarrit mes policisë dhe bandave të drogës dhe një normë vjetore vrasje prej rreth 50 vetë për 100,000 banorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *