15 persona jane arrestuar deri tani pas një operacioni të madh në disa qytete të Spanjës kundër një rrjeti të madh që shfrytëzonte vajza nga vende të ndryshme të botës për prostitucion.

 

Arrestimet e drejtuesve të këtij grupi të rrëzikeshëm kriminal dhe të mirë organizuar janë zhvilluar në Las Palmas de Gran Canaria, Palma de Mallorca dhe Alicante.

Agjentet e policisë liruan 5 viktima, vajza këto të trafikuara të cilët detyroheshin që ti paguanin deri në 35 mijë tutorëve për lirinë e tyre.

 

Organizata kriminale ka anëtare aktiv ende në vende si Libia dhe Nigeria ku bëheshin edhe rekrutime femrash.

 

Në vitin e fundit mendohet se 1219 femra janë trafikuar për qëllime prostitucioni në Spanjë, kryesisht me origjinë nga Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina ndërsa 290 viktima të këtij shfrytëzimi janë liruar nga aksionet e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *