Drejtori i burgjeve, Stefan Çipa është shkarkuar nga detyra nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Vendimi për shkarkimin është marrë ditën e martë nga ana e ministres.
Çipa u emërua në krye të burgjeve në 3 shtator të vitit të kaluar, ku zëvendësoi në detyrë Arben Çukon, I cili po ashtu u shkarkua para se të arrestohej në operacionin “Vol-Vo 4”.
Stefan Çipa ka mbajtur më parë psotin e kryebashkiakut të Sarandës si dhe atë të ministrit të Brendshëm në 2002.




