Subscribe

Rinisja e procesit të vetingut solli edhe shkarkimin e rradhës në sistemin e drejtësisë pas pushimeve verore.

 

Drejtuesi i prokurorisë së Matit, rezultoi me probleme në të tre komponentët e vlërësimit.

 

Sa i takon pasurisë nga raporti i ILDKP-së ka rezultuar se prokurori Hysni Vata nuk ka kryer deklarim të saktë, nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive si dhe ka kryer fshehje dhe deklarim të rremë.

 

Kreu i akuzës në mat u gjet me probleme edhe sa i takon pastërtisë së figurës pasi Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka konsideruar si të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

 

Lidhur me profesionalizmin prokurori Vata kishte kundër edhe operacionin ndërkombëtar të monitorimit që kishte depozituar prane komisionit disa gjetje për mangësi në hetime te kryera në Dibër.

 

Konkretisht, problematikat janë konstatuar në procedime penale që kanë pasur të bëjnë me dëmtimet fizike të punonjësve në minierën e Bulqizës.

 

Në seancën degjimore vetë subjekti rivlerësimit kundërshtoi gjetjet e OMN-së si dhe të DSIK-së, madje sipas tij në ky institucion ka dalë me dy raporte, në të parin e ka cilësuar të përshtatshëm, ndërsa në të dytin të kundërtën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *