Subscribe

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias për ti kërkuar një opinion në lidhje me shkarkimin e presidentit të Republikes Ilir Meta.

 

Në letrën që mban firmën e kryetarit të kuvendit Gramoz  Ruçi është parashtruar e gjithë situata nga nëntori i vitit 2018 kur presidenti Meta dekretoi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale, tek anullimi i kësaj date në 10 qershor, vendimet e komisionit qendror te zgjedhjeve, kolegjit, tensionimi i situatës politike e deri tek procedura e nisur nga parlamenti per shkarkimin e kryetarit te shtetit.

 

Kuvendi i ka drejtuar 8 pyetje eksperteve te komisionit te venecias qe kane te bejne me ndarjen e pushteteve e kompetencat e presidentit ne lidhjet me zgjedhjet.

 

“Nëse Presidenti I Republikës, pasi e ka caktuar datën e zgjehdjeve dhe organet e administrimit të zgjedhjeve janë duke kryer veprimet sipas ligjit, e anullon dhe cakton një datë tjetër, a kemi cënim të parimeve të së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, në funksion të respektimit të shtetit të së drejtës?” 

 

Kuvendi i ka kerkuar komisionit qe te shprehet sa me shpejt qe te jete e mundur. Tashme komisioni hetimor do te prese opinionin e eksperteve te venecias para se te vendose nese ilir meta duhet shkarkuar apo jo nga posti i presidentit te Republikes.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *