Subscribe

Shirat e dendur që ranë të enjten përkeqësuan situatën në Shkodër. Prej disa ditësh zona të Shkodrës janë të përmbytura, ndërsa këtë të premte bashkia raportoi për një rritje të nivelit të ujit.

 

“Në bazë të vlerësimit sot në mëngjes, situata gjatë natës është përkeqësuar, duke shënuar rritje të nivelit të ujërave në territorin e Shkodrës. Kjo për shkak të baticës dhe prurjeve nga të gjithë lumenjtë dhe liqeni në të gjithë zonën e Nënshkodrës së përmbytur në njësitë Ana e Malit, Dajç, Bërdicë, Velipojë dhe Rrethinat e qytetit”, tha Bashkia Shkodër në “Facebook”.

 

Kjo e premte pritet të sjellë një përmirësim të kushteve atmosferike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *