SHBA regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në një ditë të vetme me  me 1.736 viktima të raportuara të martën. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në SHBA ka arritur në 12.722 sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më shumë se 398,000 raste të konfirmuara, numri më i lartë në botë. Rastet globale kanë tejkaluar 1.4 milionë.

 

Megjithatë gjatë një konference për shtyp Presidenti Donald Trump tha se SHBA mund të jetë duke arritur në majën e kurbës.

 

Ndërkohë qyteti i Wuhanit në Kinë, ku u shfaq për herë të parë infeksioni, i dha fund bllokimit të tij 11-javor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *