Jep dorëheqjen drejtoresha e shkollës “Çajupi” në kryeqytet, pas sherrit mes dy mësuseve pak ditë më parë, ku mbetën të lënduar katër persona.

Dy mësueset e përfshira në konflikt u pezulluan nga puna. Sherri mes E. Q., 46 vjeçe dhe D. T., 53 vjeçe, nisi verbalisht për një tavolinë në lokal.

Më pas, u përfshinë në konflikt duke përdorur sende të forta, të afërmit përkatës të tyre.

Për këtë ngjarje, një ra në pranga, u proceduan penalisht 5 persona, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *