Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni u shërua nga koronavirusi. Pas dy javësh betejë me sëmundjen, lajmin e dha vetë deputeti në rrjetet sociale.

Ai bëri thirrje që të mos dëgjohen lajmet e rreme që shtojnë frikën, por vetëm të tregohet kujdes.

“Kam kuptuar gjatë këtyre ditëve se për rreth 80% të njerëzve, frika nga ky virus është amplifikuar falë një vale histerie e lajmesh të rreme që qarkullojnë lart e poshtë. Ndaj larg panikut, larg lajmeve të rreme, POR ama kujdes maksimal brenda kufijve të llogjikës së shëndoshë njerëzore. Të rinjtë në veçanti po vazhdojnë të tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid 19 do disa ditë që të inkubohet në trup përpara se t’ia transmetojnë atë të moshuarve që kanë në shtëpi. Edhe pse shumica me shumë gjasa do e kalojnë lehtë, 20% e njerëzve do rrezikojnë jetën ose do përfundojnë me komplikacione.”

Ralf Gjoni këshilloi që të mos frekuentohen ambientetet e mbyllura pa maskë, të lahen sa më shpesh duart dhe të ruhet distanca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *