Subscribe

Ambientet e Drejtorisë Rajonale te Shërbimit të Transportit Rrugorë në Tiranë janë rikonstruktuar.  Ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri, tha në ceremoninë e inaugurimit se tashmë ofrohet një shërbim shumë më i mirë për qytetarët.

 

Damian Gjiknuri: Këtu kemi një shërbim shumë modern, shumë bashkëkohore, shumë qytetar dhe shumë të ngjashëm me një korporatë qe e gjejmë në çdo vend europian. Sistemi është i gjithi i kompjuterizuar, shumë shërbime kanë filluar të jepen online dhe kjo reforme që ka filluar në Drejtorinë e Transporteve në zyrat kryesore si e tha edhe drejtori në Tiranë dhe disa qarqe të tjera, gradualisht do të shtrihet në të gjithë vendin.

 

Drejtori i përgjithshëm i transportit Rrugor, Arben Isaraj, sqaroi edhe problemin e mungesës së patentave për Tiranën që tashmë është zgjidhur.

 

Arben Isaraj: Përfundimisht zgjidhëm edhe një merak që kanë patur qytetarët, të cilin e kemi pasur të krijuar jo për arsyet tona, por për shkak të zgjidhjeve politike të momentit, të cilat kanë krijuar një diferencë tre mujore në bllokimin e të gjithave llojeve të prokurimeve dhe kjo kishte lidhje me produktin e patentës, pra atë që themi ne leje drejtimi. Sot për një muaj kjo drejtori ka prodhuar 40 mijë copë dhe sot Tirana është një ditë, dy ditë, domethënë data 16 ka tërhequr sot.

 

Sipas Isarajt, investimet e kryera në drejtori kanë bërë të mundur që të shmangen radhët e gjata dhe abuzimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *