Një vullnetare britanike në Ukrainë është gjetur e vdekur në kryeqytetin e vendit, Kiev.

Trupi i ish studentes së kimisë, Katherine Mielniczuk u gjet në orët e para të mëngjesit të së dielës nga pjesëtarët e njësisë së saj, njësia 151 e Forcave të Operacioneve Speciale.

Duke postuar në rrjetet sociale, organizata vullnetare ukrainase Project Konstantin tha: “Me keqardhje të thellë njoftojmë vdekjen e Katherine Mielniczuk, 26 vjeç.”

“Ne e morëm vesh këtë lajm të tmerrshëm disa orë më parë dhe pas bisedimeve me familjen e saj, ne i kemi ofruar ndihmë.”

“Gjithçka që dimë është se ajo u zbulua në shtratin e saj këtë mëngjes (24 dhjetor 2023), shkaku i vdekjes së saj në këtë fazë nuk po trajtohet si i dyshimtë. Informacione të mëtejshme do të jepen më vonë nga autoritetet.”

‘Kat’, siç njihej me dashuri, shërbeu si instruktore dhe mjeke luftarake me një grup që e quan veten Menace Medics.

Duke shkruar në blogun e saj, e diplomuarja e kimisë tha: “Në Menace Medics, qëllimi ynë është të ndihmojmë mjekët në terren me pajisje mjekësore kritike dhe riparime/karburant automjetesh, duke shpëtuar kështu jetën e luftëtarëve dhe ushtarëve ukrainas.”

Sipas një postimi në blogun e saj, ajo kishte kaluar 18 muajt e fundit si vullnetare në Ukrainë.

Autoritetet tani po përpiqen të përcaktojnë shkakun e vdekjes./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *