Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se centralizmi ka tejkaluar edhe parametrat e regjimit komunist, ndërsa shton se shëndetësia falas është një gënjeshtër.

 

Në konferencën “Sfida dhe vizione ne shendetësi”, lideri demokrat deklaroi se me koncesionet në shëndetësi vjedhin 35-40 milionë euro në vit.

 

“Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë sistemi shendetesor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta. Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas. Shëndetësi falas nuk nuk ka dhe nuk mund të ketë. E ka thyer ne mes shëndetësinë. Centralizimi i sotëm ka tejkaluar edhe parametrat e regjimit komunist. Arsyeja nuk qendron tek mungesa e vizionit, por tek vjedhja e kësaj qeverie, tek paaftësia dhe keqmenaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, gjë që është kriminale.”

 

Basha ne tryezen per shëndetësinë u tregua i prerë teksa tha se do te anuloje koncesionet qe ne diten e pare te qeverisjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *