Një ndërtesë 8 katëshe është shembur papritur, duke shkaktuar panik tek dhjetra njerëz në një lagje të Stambollit në Turqi.

 

Pamjet tregojne kur dhjetra kalimtarë perpiqen te largohen ne panik e e siper.

 

Zjarrëfikësja dhe policia janë ende në vendin e ngjarjes, në luftë me kohën për të nxjerrë nga gërmadhat të mbijetuarit.

 

Bilanci I viktimave ka shkuar në 3, ndërsa më shumë se 30 te plagosur u derguan ne spital.

 

Pllakat e mëdha të betonit ndërkohë e kanë vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit, ndërsa autoritetet japin alarmin se numri I viktimave mund të rritet.

 

Sipas mediave turke, ekziston frika se nën rrënoja mund të kenë mbetur shume persona

 

Ende nuk dihet shkaku I shembjes së ndërtesës 8 katëshe, por mendohet se ndërhyrjet në strukturën kryesore të saj në katet më të ulta mund të kenë shkaktuar tragjedine.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *