Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka bërë me dije se rreth 2500 protestues janë nisur nga nga qarku i Gjirokastrës në drejtim të Tiranës.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehu shprehet se protestuesit do të kërkojnë në protestën e sotme rrugën e ndryshimit dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë.

 

“Qarku i Gjirokastres, i vendosur te mbroje vlerat e demokracise e pluralizmit,  perseri ne “rruge” drejt Tiranes. Jane reth 2500 protestues nga Gjirokastra, Permeti, Libohova, Tepelena, Dropulli e Kelcyre, qe do t’i bashkohen protestes se sotme. Ne fakt eshte shumica e banoreve te atij Qarku, qe gjithmone ka qene ne radhe te pare per te mbrojtur ate qe eshte me e shenjte per Shqiperine e shqiptaret, qe me zemer e mendje do te jene ne Tirane sot ne darke. Do jene ne Bulevardin Deshmoret e Kombit pikerisht per te protestuar kunder varferise, papunesise, diskriminimit, kunder atrofizimit te universitetit aty, degradimit te sistemit shendetesor e arsimor, faktit qe jane te detyruar te braktisin me mijra ate treve me vlera, pasuri e mundesi te medha etj. Te gjithe sot ne Tirane per t’i hapur rruge ndryshimit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *