Ish-deputeti Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka deklaruar se Edi Rama në kohën kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek kriza politike, ai është  duke grabitur shqiptarët.

 

Ish deputeti demokrat përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan se kryeministri ka dhënë së fundmi dy koncesione për rrugët Oikum-Dukat dhe Milot-Balldre.

 

Sipas Shehaj këto janë dy segmente që do t’u kushtojnë shqiptarëve miliona, ndërsa vetë Rama do të fusë në xhep 200 mln euro.

 

“Ndërkohë që vëmendja e opinionit publik është te kriza politike, Edi Rama nuk ndalon së vjedhuri shqiptarët. Dy koncesionet e fundit që sapo ka miratuar në rrugë janë zhvatje gjigante prej pothuajse 200 mln eurosh. Rruga Orikum-Dukat, 16 kilometra, do të rindërtohet, po me një korsi të vetme, dhe do të kushtojë afërsisht 70 milionë euro. Kostoja e vërtetë nuk shkon mbi 1 mln euro për kilometër, afersisht mbi 50 mln do të vidhen. Rruga Milot-Balldre, 17 kilometra, do të ketë një kosto skandaloze prej 256 milion eurosh. Qeveria e Edi Ramës është masakër mbi arkën dhe pasuritë publike. Çdo ditë që Edi Rama qendron në pushtet, Shqipërisë i grabiten miliona euro.”

 

Gjithashtu ish deputeti i ka ftuar qytetarët që ti bashkohen protetsës së opozitës së bashkuar për të ndalur plaçkitjen kombëtare të Edi Ramës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *