Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
04 May 2026
Vizion fokus

SHBA-të i përgjigjen Teheranit, bombardojnë me “Apashë” 6 anije...

Zelensky hedh poshtë propozimin e Rusisë për armëpushim njëditor...

Presidenti i Libanit: Nuk është koha e duhur për...

Incident i rëndë në Premeir League, futbollisti i Çelsit...

Pas Emirateve Arabe, Irani sulmon dhe Omanin

Kufizohet praktika “arrest në burg”! Gjykata e Lartë ndryshon...

Emiratet e Bashkuara Arabe: Irani godet terminalin e naftës...

Aksidenti tragjik në Durrës, Balla thirrje Policisë së Shtetit:...

Tragjedia në Durrës, Braçe në Kuvend: Ngjarja duhet trajtuar...

Aksidenti tragjik në Durrës, seanca plenare nis me një...

Shefi i inteligjencës ushtarake emërohet në postin e ndihmësit kryesor të Zelenskyt

2 Janar 18:43

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të premten emëroi shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, si kreun e ri të zyrës së tij, pas dorëheqjes së ndihmësit të tij kryesor në nëntor për shkak të një skandali korrupsioni.

Budanov, 39 vjeç, njihet në Ukrainë për një sërë operacionet e guximshme kundër Rusisë që nga kur kjo e fundit nisi pushtimin e fqinjit më 2022.

“Kam pasur një takim me Kyrylo Budanov dhe i kam ofruar rolin e kreut të Zyrës së presidentit të Ukrainë”, tha Zelensky në rrjetet sociale.

Ky emërim vjen në një moment kyç të luftës që po vazhdon për gati katër vjet, ndërsa Zelensky njoftoi të mërkurën se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara për të dhënë fund konfliktit ishte “90 për qind” gati.

“Në këtë moment, Ukraina ka nevojë për një fokus më të madh mbi çështjet e sigurisë, zhvillimin e Forcave të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Ukrainës, si dhe mbi pjesën diplomatike të negociatave”, tha Zelensky.

“Kyrylo ka përvojë në këto fusha dhe forcën e mjaftueshme për të sjellë rezultate”.

Budanov njoftoi se ka pranuar emërimin dhe se do të “vazhdoj të shërbej për Ukrainën”.

“Është një nder dhe një përgjegjësi për mua të fokusohem mbi çështjet thelbësore të sigurisë strategjike për shtetin tonë në këtë kohë historike për Ukrainën”, tha ai në Telegram.

Për emërimin zyrtar të Budanovit kanë nisur procedurat, tha këshilltari i Zelenskyt, Dmytro Lytvyn.

Kur të emërohet, Budanov do të zëvendësojë Andriy Yermak, i cili dha dorëheqjen në nëntor pasi hetuesit bastisën shtëpinë e tij si pjesë e një hetimi të gjerë për korrupsion.

Yermak ishte aleati më i rëndësishëm i Zelensky, por një figurë ndarëse në Kiev, ku kundërshtarët e tij thoshin se kishte fituar pushtet të madh, kontrollonte qasjen te presidenti dhe margjinalizonte zërat kritikë./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Ukraine Zelensky

Nga e njëjta kategori

SHBA-të i përgjigjen Teheranit, bombardojnë me “Apashë” 6 anije iraniane në Ngushticën e Hormuzit!

më shumë...

Zelensky hedh poshtë propozimin e Rusisë për armëpushim njëditor më 9 Maj

më shumë...

Presidenti i Libanit: Nuk është koha e duhur për një takim me Netanyahun

më shumë...

Incident i rëndë në Premeir League, futbollisti i Çelsit bie pa ndjenja, largohet me barrelë nga fusha

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:12

SHBA-të i përgjigjen Teheranit, bombardojnë me “Apashë”...

8:11

Zelensky hedh poshtë propozimin e Rusisë për...

7:31

Presidenti i Libanit: Nuk është koha e...

7:08

Incident i rëndë në Premeir League, futbollisti...

6:58

Pas Emirateve Arabe, Irani sulmon dhe Omanin

6:45

Kufizohet praktika “arrest në burg”! Gjykata e...

6:39

Emiratet e Bashkuara Arabe: Irani godet terminalin...

5:57

Aksidenti tragjik në Durrës, Balla thirrje Policisë...

5:50

Tragjedia në Durrës, Braçe në Kuvend: Ngjarja...

5:36

Aksidenti tragjik në Durrës, seanca plenare nis...

5:34

Berisha: Në kulmin e çmimit të naftës...

5:25

Spanja godet një rrjet të madh droge,...

5:03

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:41

Zelensky: Kremlini i frikësuar se dronët ukrainas...

4:10

Anijet amerikane kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit

3:57

Të dënuar me 12 vjet burg, për...

3:48

PD mbledh Kryesinë, në fokus protesta e...

3:46

Shpallen fituesit e “Netët e Klipit”, vlerësohen...

3:30

Kriza e naftës prek peshkimin, pronarët e...

3:10

“Të ashpërsohet kodi rrugor”, ekspertët: Policia është...

Më të klikuarat

  • Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici:...
  • Bëhuni gati për kthesën e papritur! Horoskopi javor nga Meri...
  • Aksident fatal në Berat-Dimal, motomjeti përplaset me makinë...
  • Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur...
  • Anijet amerikane kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.