Shefi humanitar i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje që masakra ndaj civilëve në Gaza të marrë fund. Në një postim në rrjete sociale, ai shkruan se bota po dëshmon një masakër ndaj foshnjeve të porsalindura dhe spitalet që po digjen nga sulmet izraelite.

 

“Ndërsa masakra në Gaza arrin nivele të reja tmerri çdo ditë, bota vazhdon të shikojë në tronditje ndërsa spitalet bien nën zjarr, foshnjat e lindura para kohe vdesin dhe një popullatë e tërë është e privuar nga mjetet bazë të mbijetesës,” tha Martin Griffiths . “Kjo nuk mund të lejohet të vazhdojë”, shtoi ai.

 

Griffiths ka propozuar ​​gjithashtu një plan gjithëpërfshirës”  për të frenuar masakrën dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar ta mbështesë atë.

 

“Bota duhet të veprojë përpara se të jetë tepër vonë,” tha ai.

 

Nga ana tjetër, Izraeli pretendon se ka fakte se spitalet përdoreshin nga Hamasi, duke justifikuar në këtë formë sulmet ndaj qendrave shëndetësore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *