Subscribe

Adriatik Llalla, ish-kryeprokurori i Shqipërisë shpallet i padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson, bëri njoftimin zyrtar, me argumentin për përfshirje në raste të mëdha korrupsioni dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Ky është rasti i parë që Shtetet e Bashkuara bëjnë një deklaratë të tillë ndaj një ish-zyrtari të lartë shqiptar.

 

“Sekretari i Shtetit Rex Tillerson publikisht përfshin ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla, nën seksionin 7031 (c), pas përfshirjes së tij në korrupsion domethënës. Seksioni 7031 (c) parashikon se në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme për zyrtarë të huaj që kanë qenë të përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht. Pjesë të seksionit Sekretari i Shtetit ka përfshirë edhe bashkëshorten zotit Lalla, Ardjana Llalla, vajzën e tij Eni Lalla dhe fëmijën tjetër të tij.”

 

Vendimi për të shpallur “non grata” ish- prokurorin e Përgjithshëm, për ministrin e Brendshëm Xhafaj, tregon përkrahjen për zbatimin e reformës në drejtësi.

 

 “Mendoj se nuk është çështja Llalla në vetvete, pavarësisht se edhe ajo ka vlerën e vet, por mesazhi që dëshiron të japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbështetje të reformës në drejtësi dhe procesit të Vetting-ut dhe nevojës për të pasur prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm. Kjo është shumë e rëndësishme.”

 

Të rëndë e ka vlerësuar vendimin e Departamentit të Shtetit kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

 

 “Kjo është një tregues se sa e tmerrshme është nevoja për të realizuar sa më shpejt të jetë e mundur reformën në drejtësi e natyrisht për të parë ndodhitë e fundit kur personazhe të ndryshëm të drejtësisë, në momentin kur kanë kuptuar se Vettin-u është një gjë reale, kërkojnë të dorëhiqen. Në Këshillin kemi vendosur ta rishikojmë këtë pikë të ligjit. Ju e dini që Gjykata Kushtetuese ka një lloj vendimmarrje, pavarësisht se nuk është me shumicën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por ka një vendim të saj që interpreton ligjin e Vetting-ut dhe ne në Këshillin e Legjislacionit në mbledhjen  e fundit kemi vendosur që t’i rikthehemi këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese me qëllim për të vendosur se çfarë ndodh me këta njerëz që vijnë nga sistemi i drejtësisë dhe që në momentin kur shohin se nuk e kapërcejnë dot Vetting-un kërkojnë të dorëhiqen dhe në një farë mënyre kërkojnë të largohen palagur.”

 

Ndërkohë që për kryekomisionerin e Ligjeve, vendimi nuk është i papritur.

 

 “Kjo është një gjë e ditur. Atij i është refuzuar viza me kohë.”

 

Ndërkohë që deputetë të majtë e të djathtë kanë refuzuar të reagojnë ndaj vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit Tillerson.

 

Ish-kryeprokurori Llalla,  pak ditë më parë ka deklaruar tërheqjen nga sistemi i drejtësisë. Por ky vendim duket se nuk do të influencojë në shmangien e tij nga procesi i Vetting-ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *