Raketat balistike të dorëzuara nga Koreja e Veriut në Rusi janë përdorur në sulme në shkallë të gjerë në ditët e fundit në Ukrainë. Kështu pretendon Shtëpia e Bardhë, e cila vuri theksin tek mbështetja e vazhdueshme dhe shqetësuese të Phenianit për Moskën.

“Informacionet tona tregojnë se Koreja e Veriut së fundmi i ka dorëzuar Rusisë sisteme lëshimi të raketave balistike dhe raketa të shumta balistike, disa prej të cilave u përdorën në 30 dhjetor dhe 2 janar në sulmet kundër Ukrainës”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Ai theksoi se SHBA dhe aleatët e saj do ta ngrenë çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pasi transferimi i raketave përbën shkelje të sanksioneve që Organizata ka vendosur ndaj Koresë së Veriut.

Kirby tha gjithashtu se Rusia synon të blejë raketa nga Irani.
“Ne do të vendosim sanksione shtesë ndaj atyre që lehtësojnë transferimin e armëve nga Koreja e Veriut dhe Irani në Rusi”, shtoi ai./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *