Presidenti i SHBA Donald Trump këtë të mërkurë ka emëruar si këshilltar të sigurisë kombëtare në vend të John Bolton, negociatorin Robert O’Brien.

 

O’Brien është i dërguar presidencial për çështjet e pengjeve në Departamentin e Shtetit dhe ka një karrierë të gjatë në qarqet republikane të politikës së jashtme.

 

Përmes një postimi në Twitter Presidenti Trump shkruan se ka punuar me  Robertin dhe sipas tij ai do të bëjë një punë të shkëlqyer!

 

O’Brien është një jurist me përvojë i cili që nga viti 2018 ka punuar për të liruar pengje amerikane që mbaheshin nga vende si Koreja e Veriut dhe Turqia. Ai është partner themelues i firmës Larson O’Brien dhe do të shërbejë si këshilltari i katërt i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *