Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar zyrtarisht UNESCO-s. Ky ribashkim vjen pas largimit nën presidencën e Donald Trump, pas një votimi të mbajtur në një konferencë urgjente të organit të OKB-së me bazë në Paris.

 

“Rezoluta është miratuar”, deklaroi presidenti i asamblesë, braziliani Santiago Irazbal Murao, duke duartrokitur.

Rreth 132 vende votuan për kthimin e SHBA-së në UNESCO, 15 abstenuan dhe 10 kundër, duke përfshirë Iranin, Sirinë, Kinën dhe veçanërisht Rusinë, delegacioni i së cilës kishte mbajtur fjalime të shumta dje për procedurat dhe sot për ndryshimet për të vonuar procesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *