Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi të enjten një rezolutë që vë në lëvizje zyrtarisht procesin përmes së cilit komisionet do të vazhdojnë hetimin për të përcaktuar nëse Presidenti Trump duhet të përballet me shkarkim.

.

Ky votim ka qenë testimi i parë formal, për atë nëse ekziston mbështetje për të shkarkuar Trumpin në Dhomën e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga demokratët.

 

Vendimi i msarrë nga kongresmenët është dënuar nga Shtëpia e Bardhë.

 

Deri më tani, seancat janë mbajtur me dyer të mbyllura. Republikanët kanë kritikuar demokratët për seancat e mbyllura deri në këtë pikë, në të cilat kanë marrë pjesë edhe deputetët republikanë.

 

Mirëpo demokratët kanë thënë se iu është dashur të mbledhin më shumë të dhëna para fazës publike, duke mohuar pretendimet se kanë vepruar në mënyrë sekrete.

 

Presidenti amerikan, Donald Trump akuzohet se i ka bërë presion Ukrainës për të kryer hetime rreth disa pretendimeve për korrupsion kundër rivalit të tij politik, Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter, i cili ka punuar në kompaninë ukrainase të gazit, Burisma.

 

Trump ka mohuar çdo keqbërje dhe i ka cilësuar hetimet për shkarkim si “gjueti shtrigash”.

 

Hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve mund të rezultojnë me gjykim në Senat rreth asaj nëse Trump duhet të largohet nga zyra e presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *