Pas një lufte të ashpër tregtare e cila zgjati 18 muaj, dy ekonomitë më të mëdha në botë arritën një marrëveshje të ashtuquajtur fillestare.

Presidenti Donald Trump dhe Zëvendës Kryeministri kinez Liu He, ranë dakord që Kina të shtojne blerjet e mallrave amerikane, të ndalojë praktikën e detyrimit të kompanive të huaja për të transferuar teknologjinë dhe të mos manipulojë monedhën.

 

DONALD TRUMP

 

PRESIDENT I SHBA

 

“Kjo është një marrëveshje e pabesueshme për SHBA dhe sigurisht është një marrëveshje e shkëlqyer për të dyja vendet e cila gjithashtu do të kontribuojë edhe për paqe të qëndrueshme në të gjithë botën. Do të kemi edhe një fazë tjetër bisedimesh e cila do të jetë përfundimtare. ”

 

Në një letër drejtuar Trump, presidenti kinez  bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të trajtojnë me korrektësi kompanitë kineze.

 

LIU HE

 

ZV/KRYEMINISTER I KINES

 

“Vendet tona kanë aftësinë të veprojnë në bazat e dialogut, këshillimit dhe respektit të dyanshëm në mënyrë që të zgjidhim në mënyrë sa më efikase cështje me rëndësi madhore. Kina zotohet të blejë më shumë se 12.5 miliardë dollarë në produktet bujqësore të SHBA në vitin e parë, dhe 19.5 miliardë dollarë në vitin e dytë, me kohën e blerjeve që i nënshtrohen kushteve të tregut.”

 

Faza e parë e marrëveshjes, e cila do të hyjë në fuqi brenda 30 ditësh, nuk adreson subvencionet e Kinës ndaj kompanive shtetërore, një çështje që ka të ngjarë të diskutohet në fazën tjetër të bisedimeve.

Kina është zotuar të rrisë importet nga shtetet e bashkuara me 200 miliardë dollarë, mbi nivelet e vitit 2017, dhe të forcojë rregullat e pronësisë intelektuale.

Në këmbim Uashingtoni eshte zotuar te përgjysmojë disa nga tarifat e reja për produktet kineze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *