Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

Amorim i besoi dhe ai po e shpërblen! Cisse,...

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili,...

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron në Leipzig,...

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11 persona, mes...

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë grabisin shtëpinë...

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët...

VIDEO/ Avioni del nga pista në aeroportin e Majamit,...

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plumba

Fitore historike e AfD-së në Gjermani, 44.5% e votave;...

SHBA-ja pezullon tarifat ndaj Kolumbisë pas marrëveshjes për dëbimet

27 Janar 16:12

Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbia u tërhoqën nga nisja e një lufte tregtare të dielën, pasi Shtëpia e Bardhë tha se shteti i Amerikës Jugore u pajtua që të pranonte avionë ushtarakë që po bartnin imigrantët e dëbuar nga SHBA-ja.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi me vendosjen e tarifave dhe sanksioneve ndaj Kolumbisë, pasi paraprakisht ky shtet kishte refuzuar të pranonte avionët ushtarakë që po bartnin të dëbuarit, si pjesë e politikës së tij për të larguar nga shteti imigrantët e paligjshëm.

Por, përmes një deklarate në orët e vona të 26 janarit, Shtëpia e Bardhë tha se Kolumbia ishte pajtuar të pranonte imigrantët dhe Uashingtoni nuk do të vendoste ndëshkimet e paralajmëruara.

“Qeveria e Kolumbisë është pajtuar me të gjitha kushtet e presidentit Trump, përfshirë pranimin e pakufizuar të imigrantëve ilegalë nga Kolumbia që do të dëbohen nga SHBA-ja, avionët ushtarakë amerikanë, pa kufizime dhe vonesa”, u tha në njoftim.

Draft-urdhrat për vendosjen e tarifave dhe sanksioneve ndaj Kolumbisë “do të ruhen, nuk do të nënshkruhen, përveç nëse Kolumbia nuk e respekton këtë marrëveshje”, tha Shtëpia e Bardhë.

“Ngjarjet e sotme ia bëjnë të qartë botës se Amerika po respektohet sërish. Presidenti Trump…. pret që të gjitha shtetet e tjera të botës të bashkëpunojnë në pranimin e qytetarëve të tyre të dëbuar”, tha Shtëpia e Bardhë.

Ndërkaq, në një deklaratë të publikuar të dielën mbrëma, ministri i Jashtëm kolumbian, Gilberto Murillo, tha:

“Kemi tejkaluar mospajtimet me Qeverinë amerikane. Qeveria kolumbiane… e ka gati një avion presidencial për të lehtësuar kthimin e kolumbianëve që do të arrijnë në shtet mëngjesin e sotëm përmes fluturimeve për dëbimet”.

Në deklaratë nuk u specifikua nëse marrëveshja përfshin fluturimet ushtarake, por nuk kundërshtoi njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Murillo tha se ambasadori i Kolumbisë në SHBA në ditët në vijim do të shkojë në Uashington për të përcjellë marrëveshjen që çoi në këmbimin e notave diplomatike mes dy qeverive, u tha në deklaratën e Kolumbisë.

Draft-masat e Uashingtonit, që aktualisht nuk janë në fuqi, parashohin tarifa prej 25 për qind ndaj të gjitha mallrave kolumbiane që shkojnë në SHBA. Kjo tarifë brenda një javë do të rritej në 50 për qind. Masë tjetër është ndalesa e udhëtimeve dhe vizave për zyrtarët e Qeverisë kolumbiane dhe sanksione në sistemin financiar dhe bankar.

Trump po ashtu ka kërcënuar se do të forcojë kontrollet kufitare ndaj shtetasve kolumbianë dhe mallrave. Para njoftimit për arritjen e marrëveshjes për fluturimet, Departamenti amerikan i Shtetit kishte thënë se kishte pezulluar lëshimin e vizave nga Ambasada amerikane në Bogota.

Kolumbia është partnerja e tretë më e madhe tregtare e SHBA-së në Amerikën Latine.

Më herët, presidenti kolumbian, Gustabo Petro, kishte dënuar dëbimet me avionët ushtarakë, por kishte shtuar se do të priste imigrantët nëse do të dëboheshin me avionë civilë, duke ofruar një avion presidencial për të lehtësuar këtë proces.

Trump e ka shpallur imigrimin ilegal emergjencë kombëtare dhe ka urdhëruar dëbimin e tyre që kur mori postin e presidentit më 20 janar.

Ai ka udhëzuar ushtrinë amerikane që të ndihmojë në sigurinë kufitare, ka lëshuar një ndalesë të gjerë ndaj azilkërkuesve dhe ka ndërmarrë hapa për kufizimin e shtetësisë për fëmijët e lindur në tokën amerikane.

Përdorimi i avionëve ushtarakë për dëbimin e imigrantëve nuk është i zakonshëm. Avionë të tillë kryen dy fluturime, me nga 80 imigrantë në secilin avionë, për në Guatemalë javën e kaluar.

Meksika po ashtu paraprakisht ka refuzuar që të lejojë uljen e një avioni ushtarak amerikan me imigrantë.

Trump po ashtu ka thënë se po e shqyrton mundësinë e vendosjes së tarifës prej 25 për qind ndaj importeve nga Kanadaja dhe Meksika nga 1 shkurti, për t’i detyruar këto shtete të ndërmarrin veprime të mëtejme ndaj imigrantëve të paligjshëm dhe fetanolit që hyn në SHBA.

Brazili po ashtu është ankuar për “trajtim të padinjitetshëm” të shtetasve të tij, pasi imigrantët u dëbuan me pranga në duar, përmes një fluturimi komercial./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Kolumbia SHBA Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

më shumë...

Amorim i besoi dhe ai po e shpërblen! Cisse, talenti i ri i Milanit

më shumë...

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, lëndohen dy persona

më shumë...

Situata nga zjarret në Mat mbetet kritike, flakët përhapen në fshatrat e Ulzës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:35

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe...

10:33

Amorim i besoi dhe ai po e...

10:28

Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy...

10:18

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, lëndohen dy persona

10:12

Situata nga zjarret në Mat mbetet kritike,...

10:06

Viti i ri shkollor, Kumbaro takohet me...

10:06

Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas...

9:56

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet...

9:46

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron...

9:42

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11...

9:27

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë...

9:27

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë,...

9:08

VIDEO/ Avioni del nga pista në aeroportin...

8:56

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me...

8:40

Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen...

8:30

Zjarret nuk ndalen në Shkodër, disa vatra...

8:26

Fitore historike e AfD-së në Gjermani, 44.5%...

8:22

Horoskopi i ditës! Çfarë kanë rezervuar yjet...

8:12

Temperatura deri në 38°C, parashikimi i motit...

7:34

Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën...

Më të klikuarat

  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.