Subscribe

Mbështetjen ndaj nismës “Ballkani i Hapur”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kushtëzojnë në dy elementë.

 

Përmes një lidhje të drejtpërdrejt nga Sarajeva, zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, e bëri të qartë se Washingtoni kërkon që Kosova dhe Bosnje-Hercegovina t’i bashkohen nismës në nivele të barabarta dhe së dyti të mbetet thellësisht ekonomike dhe jo politike.

 

GABRIEL ESCOBAR

ZV/ NDIHMES I SEKRETARIT AMERIKAN TE SHTETIT

 

Shtetet e Bashkuara e përkrahin Ballkanin e Hapur. SHBA e sheh Ballkanin Perëndimor nga prizmi i shekullit të 21. Ne perkrahim të gjitha nismat ekonomike. Duhet të jetë i hapur për të gjithë dhe të përfshijë të gjitha vendet në të njëjtin nivel. Ju mbeshtes që kjo nismë të jetë ekonomike, nuk është nje projekt politik dhe duhet të mbetet e tillë dhe të jetë në funksion të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

 

Pas mbështetjes i dërguari special i Amerikës për Ballkanin Perëndimor vuri disa kushte, ku nismat eknomike, e veçmas ato të thithjes së investitorëve të huaj,të përfshijnë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

GABRIEL ESCOBAR

ZV/ NDIHMES I SEKRETARIT AMERIKAN TE SHTETIT

 

Të jetë më e qarte sesi do të funksionojë në të ardhmen. Se pari liderit e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë me nisma përveç atyre që ekzistojnë dhe së dyti të ketë një plan për zhvillimin institucional. Përparësi është krijimi i kushteve për investitorët e huaj, pra të ketë një rishikim të sistemit të taksave. Liderit të jenë më shumë bashkëpunues dhe të interesuar për tregun e përbashkët rajonal.

 

E njëjta mbështetje erdhi edhe nga Bashkimi Evropian. Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhylei e quajti “Ballkanin e Hapur “ një ide të rëndësishme që nuk erdhi as nga BE as nga SHBA, por nga vete rajoni i Ballkanit.

 

OLIVER VARHYLEI

KOMISIONERI I ZGJERIMIT, BE

Ky është integrimi i vërtetë që fillon me ekonominë dhe shoqërinë, prandaj isha i kënaqur për idenë që vjen nga rajoni dhe është arritje e rëndësishme sepse rajoni e bëri këtë ide, nuk e bëmë ne, as SHBA, por vetë rajoni. Ata e shpikën këtë ide dhe filluan ta shfrytëzojnë atë.

 

Deklaratën e Edi Ramës se martesa mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian do të marrë dekada, Oliver Varhelyiu e gjeti të pavend.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Sa herë afrohet ky Këshilli Europian është njësoj sikur përgatitemi për dasmë. Unë e kam thënë dhe më përpara, Shqipëria nuk përgatitet më për atë dasmë. Nëse do ndodhë dasma do shkojmë me rroba të rastit. Ballkani i Hapur është burrë, Europa e Bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne, do ishte më mirë të ishim ne nusja se do na merrnin më shpejt. Duke qenë burri dhe burrë më gjithë këto probleme dhe me gjithë këto histori, “ke qënë atje, kë vrarë këtë, atje ke therur këtë, këtu ke hedhur në erë këtë”, është problem i madh, por ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë, ne do ta ndërtojmë Evropën këtu. Ne shqiptarët jemi në rregull. Nëse do duan ta bëjnë dasmën, këtu na kanë, gati jemi. dhe pastaj edhe Bulgaria kur të mërzitet me këtë “kukullën” që ka gjetur tani, që loz atje, do ta hedhë edhe këtë kukull, do të gjejë ndonjë “kukull’’ tjetër dhe pastaj do hapen edhe këto negociatat, së këtu kulmi është për të hapur bisedën, nuk bëhet fjalë për të mbyllur bisedën dhe ne BE na bëjnë ata, po ne “E”-në europian e kemi vetë.

 

OLIVER VARHYLEI

KOMISIONERI I ZGJERIMIT, BE

 

Kjo është mundësi me të cilën përballet rajoni dekada të tëra. Normalisht mund të jetë edhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE dhe integrimin real të rajonit në BE. E them këtë sepse kur flasim për martesa apo simbole të tjera, më shumë flasim për procese, flasim për korniza negociouese, për non-paper e kështu me radhë. Të jem i sinqertë me ju, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë sepse vlerësoj se pyetja e tyre kyce është kur do të jetojmë si në Evropë, kur do të kemi mundësitë e njëjta si në BE dhe kur do të përjetojmë që të gjithë barrierat të eliminohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *