Përfundon drafti i ligjit për kompetencat e Presidentit.

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti tha në një prononcim për mediat se ky ligj ka analizuar në detaje procedurën që institucioni i Presidencës duhet të ndjekë në ushtrimin e detyrës.

Shameti theksoi se ky ligj nuk cenon kompetencat e Presidentit, por i jep fund ngërçeve artificiale të krijuara ndër vite.

Pas depozitimit në Kuvend, deputeti socialist u shpreh se për ligjin do të nisë procesi i konsultimit.

“Grupi i punës ka përfunduar draftin për ligjin. Ndjesë për vonesën, por i dhamë dorën e fundit disa detajeve që ishin përcaktuar në ligjin organik. Hartimi i ligjit për funksionimin e institucionit të presidentit të Republikës ka qenë domosdoshmëri. E theksoj që është ligj organik pasi bëhet fjalë për një institucion kushtetues. Ky ligj ka analizuar dhe elaboruar në detaje procedurën që institucioni i Presidencës duhet të ndjekin në ushtrimin e detyrës. Me këtë ligj marrin fund të gjitha problematikat artificiale, të lindura në vitet e shkuara dhe mos të lindin më, duke respektuar në kushtetutë dhe germën dhe mos të ketë ndikime. Unë e përmenda dhe në fjalën time, s’behët fjalë për kufizime të kompetencave të presidentit. Është elaborimi i të drejtave të presidentit në kushtetutën e Republikës. Duket të kini parasysh që grupi i punës ka përfunduar draftin e dakordësuar të ligjit. Ky draft i dakrodësuar dhe i përfunduar sot do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare, duke nisur me depozitimin në Kuvend, e më pas do të nisë procesin e konsultimin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *