Eduard Shalsi tha në “Zgjedhjet 2021” në “Vizion Plus” se për shkak të pezullimit të fluturimeve pas grevës së kontrollorëve të kompanisë Albcontrol, nuk hyjnë dot as vaksinat kundër COVID.

Ai ka shpërthyer në sulme edhe ndaj presidentit Ilir Meta. Pas akuzave të këtij të fundit në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe thirrjeve për gjetjen e një zgjidhjeje, Shalsi tha se nuk askush nuk duhet të befasohet nëse pas 25 prillit, Meta synon të vendoset në krye të opozitës.

“Presidenti ka dalë jashtë binarëve. Është një nga krerët e opozitës, ndoshta pas 25 prillit aspiron që të bëhet kryetar i opozitës. Nuk është surprizë. Nuk është rasti i parë as i fundit që dirigjon kauzat e opozitës. Kemi patur një vijimësi. Nuk janë të rastësishme as thirrjet e Berishës, as të opozitës, e as përfshirja e Ilir Metës. Po bllokohet aeroporti i vetëm ndërkombëtar, duke shfrytëzuar një moment, ku të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë vështirësish po kalon fusha e Aviacionit Civil. Është prezantuar një plan. Kjo qeveri po tregon që i ka dhënë fund rrumpallës dhe kaosit.”

Mes të tjerash, kandidiati për deputet në qarkun e Tiranës theksoi se qeveria ka treguar se nuk mund të shantazhohet nga askush.

“Grevat kanë treguar se kjo qeveri nuk mund të shantazhohet dhe nuk mund të merret peng. Aty ka edhe njerëz të përgjegjshëm dhe të arsyeshëm që do të mund të kuptojnë që përveç se një negociate, nuk mund ta shantazhojnë qeverinë përmes një akti. Do të përgjigjen edhe penalisht. Është shumë e rëndë kjo që ka ndodhur. Sot, si pasojë e këaj ngjarjeje, nuk hyjnë dot as dozat e parashikuara të vaksinave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *