Mazhoranca e opozita kanë nisur tashmë nga puna për reformen zgjedhore me konsensus.

 

Palët nuk e kanë përjashtuar nga diskutimet edhe sistemin elektoral, por një gjë e tillë duket se nuk ka gjasa të ndodhë.

 

Nga ana tjetër shoqëria civile kembengul në ndryshimin e sistemit dhe kufizimin e pushtetit të kryetarëve për të caktuar kandidatët.

 

Këtë të premte nga edicioni qendror i Lajmeve në Vizion Plus, Endri Shabani nga Nisma Thurje është shprehur se ndryshimi i sistemit zgjedhor nga listat e mbyllura në të hapura është një domosdoshmëri që i duhet vendi tonë.

 

Ju keni depozituar në parlament një projekt për ndryshimin e sistemit zgjedhor?

Ne kemi depozituar dhe besoj se është i vetmi projektligj i plotë së bashku me relacionin shpjegues, ku ne kërkojmë mbajtjen e sistemit proporcional por kalimin nga lista të mbyllura në lista të hapura dhe disa ndryshime të tjera siç është votimi i emigrantëve, ndryshimi i sistemit të partive politike etj. Thelbi është që ti japim mundësi qyetarëve shqiptarë të zgjedhin ato që duan.

 

Nëse shohim raportet e OSBE/ODIHR, problemet e zgjedhjeve janë shitblerja e votës, presioni mbi administratën, përdorimi i burimeve shtetërore në fushatë; pse ju mendon qe problem i zgjedhjeve në Shqipëri eshte sistemi ?

Ky sistem zgjedhor që ne kemi inkurajon të gjithë ato që ju sapo përmendët, e përqëndron pushtetin te dy kryetarë të cilët janë të lirë të shkelin ligjin, të injorojnë institucionet, sepse në fund të ditës asnjë gjemb nuk ju hyn në këmbë, ne për 30 vite nuk kemi arritur që të ndrërtojmë institucione porn ë veçanti që nga 2008 ku ndryshimet kushtetuese dhe ligji zgjedhor i asaj kohe që ishte një marrëveshje mes dy krerëve politikë na ka sjellë institucione që injorohen nga dy lidera politik që takohen sa herë të duan. Nëse ne nuk jua heqim pushtetin atyre, ta decantralizojmë dhe ti japim pushtet qytetarit që të zgjedhë atë që e përfaqëson tu japim mundësi përfaqësuesve në parlament që ti thonë jo kryetarit në momentin që ai do e destabilizojë vendin apo ai e çon për të manipuluar zgjedhjet apo për të votuar ligje që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve ne nuk kemi zgjidhur asgjë. Do të jemi në vend numëro dhe në fund të ditës edhe pas 30 vitesh do të jemi në vend numëro.

 

Ju keni theksuar disa herë se një sistem me lista të hapura dobëson pushtetin e kryetarëve për të vendosur deputeteët e ardhshëm. Po të shohësh precedentët në PS dhe PD, kryetarët nuk i fusin fare kritikët  në listën e kandidatëve; atëhere çfarë ndryshon nëse lista është e hapur apo e mbyllur?

Unë jam petagog dhe shembulli më i qartë ëhstë se me një listë të hapur ti i jep mundësi atij të futet në provim ndërsa me një listë të mbyllur ti ja jep 10-ën atij direkt pa u paraqit fare. Ne po përpiqemi që tu japim njerëzve mundësi që të futen në provim, pra deputetëve dhe kandidatëve që të garojnë në zgjedhje. Sot kryetari i bashkisë me listën e mbyllur vendos kë të dojë dhe nuk shton apoheq vota. Ndërsa në listën e hapur çdo kandidat do të sjellë votat e veta dhe asnjë kryetar partie nuk e ka luksin që të humbasë këto vota të cilat mund të jenë vendimtare për fitimin e zzgjedhjeve ndaj mendojmë se listat e hapura do e dekurajojnë këtë sjellje. Ne gjithashtu kërkojmë ndryshimin me formulën e llogaritjes së mandateve të cilët ju japim mundësi kandidatëve përfshirë edhe anëtarë brenda partisë që të dalin dhe të garojnë si anëtarë të pavarur. Pra partia do të ketë dy zgjedhje ose ta ketë kandidatin brenda që të fitojë vota dhe të avancojë ose ta ketë atë përballë dhe duke humbur mandate. Kjo do të bëjë që partia të detyrohet të fusë brenda kritikët e vet të cilët do të rebelohen kundër vendimeve të padrejta të kryetarëve.

 

Së bashku me nismën tuaj, tani janë bërë 3 propozime për ndryshimin e sistemit. Por dy partitë e mëdha PS e PD nuk duan ta ndryshojnë sistemin; a e keni humbur që në nisje ju betejën?

Ne e kemi fituar betejën në këtë fazë ku jemi. Kur ne e kemi nisur këtë betejë 8 muaj më parë sistemi zgjedhor nuk ishte temë ditësh, reforma zgjedhore nuk ishte një çështje e diskutueshme, në fillim na injoruan pastaj na tallën dhe tashmë po përpiqen që të na sulmojnë. Po ti shikosh si faza ne sot kemi  arritur të bëjmë që një pjesë e madhe e qytetarëve të kuptojnë se nuk mund të vazhdohet më kështu dhe të vazhdojnë të hapin listat. Ju më thatë se dy partitë e mëdha janë kundra më thoni një deklaratë të  Edi Ramës apo të Lulzim Bashës që më thotë se unë jam kundër hapjes së listave pse nuk e bëjnë dot atë këtë deklaratë, pasi e dinë se një pjesë e madhe e duan hapjen e listave. Në këtë mënyrë ato vijojnë me skemat sekondare që krijon përshtypjen se nuk do ti hapin listat se e kanë në dorë. Fati i keq është se në një moment kur gjërat ndryshojnë dhe mbështetja popullore bëhet shumë e madhe ato nuk mund ta mbajnë më dot peng, siç nuk mund të mbajnë peng ligjin për reformën në drejtësi, ligjin për dekriminalizimin ku ato që u penalizuan menjëherë nga ky ligj e votuan pro në Parlament. Unë jam i sigurt që kjo do të jetë hera e tretë që ato që do të humbasin nga ky ligj do të jenë të detyruar nga presioni i madh i qytetarëve shqiptarë por edhe i faktorit ndërkombëtar që ta votojnë këtë reform.

 

Ju propozoni ndryshimin e sistemit zgjedhor, keni vendosur te krijoni parti e te garoni ne zgjedhjet e ardhshme?

Kjo më duket gjeja më e parëndësishmë, pasi Shqipëria ka mjaftueshëm parti politike ajo që i mungon është një sistem zgjedhor ku qytetari të ketë mundësi të zgjedhë atë që e përfaqëson në këshillin bashkiak në parlament dhe ky do të jetë hapi i parë. Shqiptarët kanë të drejtë të kenë një ligj për referendumet, një për nismat ligjore, qytetari shqiptarë ka nevojë të dëgjohet. Sot ne nuk na dëgjon asnjë, jemi në një situatë që pas 30 vitesh nga rrëzimi i diktaturës, tashmë janë krijuar dy shtresa. Një shtresë e vogël njerëzish që kanë gjithçka pa bërë asgjë dhe një pjesë e madhe e popullsisë që nuk e dinë si do të ecin përpara, pasi nuk e kanë të qartë se si procedohet. Është një kasë që e ka kap vendin përfyti dhe nëse kjo nuk ndryshon nuk ka rëndësi kush hyn e del nga politika, kjo nuk mund të ndryshojë pa dryshuar sistemin zgjedhor dhe sistemin politik në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *