Të paktën 3 persona u  vranë ndërsa më shumë se 950 të tjerë u plagosën pasi ushtria izraelite hapi zjarr ndaj mijëra protestuesve në kufirin e Gazës.

 

Protesta nisi të premten duke shënuar kështu “të premten e pestë të zemërimit”, të njohur si lëvizja e madhe e marshimit të kthimit.

 

Të paktën 45 protestues palestinezë kanë humbur jetën dhe më shumë se 6 mijë të tjerë janë plagosur që kur lëvizja masive filloi më 30 mars. Mes të plagosurve ka mjekë por edhe gazetarë.

 

Zyrtarët izraelitë kanë akuzuar qeveritarët e Gazës se kanë nxitur protestat, si dhe kanë bërë të qartë se  palestinezët duhet të qëndrojnë larg nga Rripi i Gazës, përndryshe do të qëllohen.

 

Palestinezët kërkojnë të drejtën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Lëvizja e marshimit të madh të Kthimit zyrtarisht është planifikuar të vazhdojë deri më 15 maj, megjithatë nëse nuk do të ketë një zgjidhje, shumë protestues besojnë se protestat do të vazhdojnë përtej kësaj date.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *