Gjatë 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 156 raste me koronavirus, nga 1227 testime të realizuara. Në Shkup është shënuar numri më i lartë i të prekurve, me 100 raste pozitive.

Ndërkohë, 6 pacientë kanë ndërruar jetë me koronavirus. Katër viktima janë nga Shkupi, kurse dy viktima janë nga Tetova.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 29 pacientë të shëruar brenda 24 orëve. Nga Shkupi janë 11 pacientë të shëruar, nga Shtipi 3, Tetova 11, Velesi, 1, Manastiri 1 dhe dy nga Negotina.

Në total, Maqedonia e Veriut deri tani raporton 4820 të infektuar në total, prej të cilëve 1865 janë shëruar, kurse 222 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *