Të paktën 25 ushtarë sirianë pro qeveritarë, shumica e të cilëve iranianë, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me raketa në një bazë në Aleppo. Sipas televizionit shtetëror sirian, raketat goditën pozicionet ushtarake mbrëmjen e së dielës. Shpërthimet u pasuan nga lëkundje te fuqishme që tronditën edhe provincat përreth. Ende nuk dihet se kush qëndron pas sulmeve me raketa ndaj bazës, e cila shërben si qendër komandimi. Megjithatë, mediat nuk e përjashtojnë qe bombardimi te jete ndërmarre nga Izraeli, i cili ka pasur me pare si objektiv pikat e milicisë të mbështetura nga Irani në Siri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *