Ne takimin me te rëndësishëm te javës se 7 te Serisë A italiane, Roma mundi Interin, duke u ngjitur ne vendin e trete ne kuotën e 13 pikëve po aq sa Lacio, Kievo e Milan dhe 5 pike distance nga kreu i renditjes qe mbahet nga kampionet ne fuqi te Juventus. 2-1 ne Olimpiko ne nje fitore te rëndësishme per romanet përballet nje skuadre si Inter me ulje dhe ngritje te theksuara ne kete fillim sezoni qe tashme e sheh veten ne vendin e 9-te ne klasifikimin e përgjithshëm. Ne nje ndeshje mjaft emocionuese dhe e pasur ne raste nga te dy skuadrat, zhbllokimi i rezultatit erdhi qe ne minutën e 5 kur Xheko pas nje pasimi te Peres mposhti portierin kundërshtar. Zikalterit reaguan menjëherë dhe tre minuta me vone me nje gjuajtje potente Banega preku traversen. Persiç provoi reflekset e Sheznit me pas, vendasit ju kundërpërgjigjen me Salah dhe Xheko. Tentoi Florenzi dhe Peroni, ndërsa Inter reagoi me Kandreva, por ne te gjitha keto raste hasen ne rezistencën e dy portierëve respektive. Gjithësi goli per skuadrën e Frank De Bur do te vinte vetëm ne minutën e 72 kur Ever Banega ktheu gjithçka ne baraspeshe. Por gëzimi i barazimit zgjati vetëm 4 minuta per miqtë. Ne minutën e 76 Jovetiç shkaktoi faull, ndërsa Florenzi dhuroi nje pasim per grekun Manolas, i cili me koke kaloi përsëri ne avantazh romen. Ne minutat e fundit me shume se nje presion per barazimin nga ana e Inter, shfaqi edhe njëherë Handanoviç magjik kur ne minutën e 87 i mohoi nje gol te sigurt boshnjakut Xheko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *