Subscribe

Qytetaret serbe iu drejtuan ketë te diele qendrave te votimit ne Serbi, por edhe ne Kosove për te zgjedhur presidentin e ri te vendit, aty ku ish-kryeministrit Aleksandër Vuçic, vlerësohet si favoriti kryesor për fitore qe ne raundin e pare. Ne total janë 11 kandidate me gare, por te gjithë te tjerët qëndrojnë shume mbrapa ne sondazhe. Sipas vlerësimeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, pjesëmarrja deri ne orët e pasdites llogaritet ne masën 45 perqind, me pak se zgjedhjet e fundit parlamentare. Kutive te votimit iu drejtuan edhe serbet ne Kosove, ne baze te nje marrëveshje te arritur me pare mes qeverise se Prishtinës dhe OSBE-se. Zgjedhjet janë monitorues edhe nga nje numër vëzhguesish te huaj, por ne përgjithësi interesimi i mediave per to nuk ka qene shume i larte, edhe per shkak se duket me shume nje gare e paracaktuar me Vuciçin qe do te dale ne fund si fitimtar. Mediat dhe vëzhguesit nuk kane raportuar incidente, as ne zgjedhjet ne veri te Kosovës. Rezultatet parashikohet te dalin ne te gdhire te ditës se hëne.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *