Subscribe

Eduard Selami i ka kërkuar rivalit Lulzim Basha te publikoje listat e anëtareve te PD, te cilët ne 22 korrik do te vendosin se kush do te drejtoje PD ne 4 vitet e ardhshme. Gjate takimeve me demokratet ne Himare Selenice e Vlorë, Selami ka kërkuar edhe praninë e mediave ne perballjet e kandidateve me anëtarësinë.

 

Selami ka përsëritur kritikat e tij per marrëveshjen Rama-Basha, duke theksuar se Lulzim Basha nuk është me nje partner i besueshëm per ndërkombëtaret.

 

Ndërsa Lulzim Basha gjate takimeve me demokratët e Sarandës, Selenicës, Himarës dhe Vlorës, akuzoi mazhorancen se blene masivisht votën e shqiptareve.

 

“Anembanë Shqipërisë me përmasa të papara dhe dëgjuara ndonjëherë, me shtrirje kapilare dhe shumat më të larta të shpenzuara, partia socialiste dhe parti të tjera të pushtetit u angazhuan masivisht në shitblerjen e votës. Ne ishim e vetmja forcë politike që bëmë një fushatë qytetare, europiane, me një ofertë për qytetarët. Njësoj si në vitin 1991, kjo nuk mjaftoi. Sepse njësoj si atëherë, faktorët që vendosën nuk ishin votat dhe vullneti i shqiptarëve, por tjetërsimi i këtij vullneti duke përdorur frikën, dëshpërimin, dhe varfërinë e thelluar nga kjo qeveri për të blerë vota, për të kërcënuar dhe shantazhuar votuesit dhe për të tjetërsuar rezultatin.”

 

Basha ka theksuar se demokratet tani duhet te angazhohen ne betejën per zgjedhje te lira e te ndershme.

 

“Për një qeveri të njerëzve e jo të politikanëve, e vetmja forcë që ka moralin, e papërlyer nga kjo garë elektorale, e papërlyer nga kjo maskaradë, e vetmja forcë që ka vizionin dhe planin është dhe mbetet partia demokratike. Bashkimi i votës së shpirtit të shqiptarëve në një forcë europiane me një plan europian, për standarde europiane të lirë, demokracisë, votës së lire.”

 

Sipas Bashes, PD është e vetmja force politike qe ka treguar se nuk bën kompromis me krimin për të ardhur në pushtet e qe ka forcën morale per te udhëhequr luftën per demokraci e zgjedhje te lira.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *