Prokuroria dhe Krimi Ekonomik në Tiranë kanë sekuestruar të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të dy klinikave International Medicare shpk dhe Sante Plus. Ende nuk dihetvlera monetare të pronave të bllokuara, ndërkohë pak ditë më parë blutë e Tiranës në një operacion zbuluan që klinika private e ndërhyrjeve kirugjikale Inernational Medicare i kishte shkaktuar shtetit evazion fiskam mbi 1 mln euro si dhe përdorte medikamente të skaduara, të dëmshmë për shëndetin e pacientëve.
Skandali që u zbulua nga policia në klinikën e njohur pranë Zogut të Zi, tregoi se personeli I saj mashtronin pacientët duke iu zhvatur shumë të mëdha parash dhe duke mos i ofruar shërbime mjeksore.
Ishte një shtetas nga Portugalia që denoncoi rastin. Ky i fundit në muajin prill të vitit 2024 ka rënë në kontakt me këtë spital privat ku ka kërkuar të realizojë tre ndërhyrje kirurgjikale estetike. Referuar dëshmisë së tij, ai ka kryer në periudha të ndryshme tre pagesa në total prej 5200 eurosh. Këto shërbime nuk i janë realizuar prej gati një viti dhe ende spitali privat nuk i ka kthyer paratë.
Pagesat sipas tij ia ka dorëzuar Xhuana Likos, që ishte drejtoresha e spitalit. Kjo e fundit në dëshminë e saj ka thënë se nuk është drejtuese e spitalit privat ‘Intenational Medicare Hospital’, por thjesht recepsioniste që kishte për detyrë të priste pacientët.
Ajo ka thënë se pronarët e klinikës shtetasi turk Bilal Kara 45-vjeç, i cili ndodhet në Turqi dhe Geriana Arapi 32-vjeçe e cila ndodhet në Maqedoninë e Veriut, i kanë thënë që të prezantohej tek pacientët si drejtoresha e spitalit.
Skandali rëndohet pas kontrollit të policisë ku në këtë klinikë u gjetën medikamente të skaduara të dëmshme për pacientët si dhe preparate që u ndalohet shitja.
Jo vetëm kaq, por Bilal Kara dhe Geriana Arapi, morën kuzhinierin e spitalit të tyre privat dhe e emëruan zyrtarisht administrator të biznesit të tyre. Edmond Zaja 62-vjeç, i cili u punësua në të zezë për të gatuar ushqimet e pacientëve, u detyrua që të emërohej administrator i International Medicare Hospital.
Një tjëtër shkelje e këtij spitali, krahas rrezikut për pacientët me medikamentet e skaduara, ishte dhe pagesat e kryera dorazi dhe jo përmes bankës. Edhe pagat e punonjësve jepeshin në dorë dhe jo të deklaruara.
Një tjetër dëshmi që fundosi Bilal Karan dhe Geriana Arapin ishte dhe ajo e mjekut turk Yusuf Kenan, i cili përpara hetuesve pranoi se vinte dy herë në muaj për të bërë ndërhyrje kirurgjikale në këtë spital. Sipas tij ai ka realizuar mbi 20 ndërhyrje në këtë spital por i paregjistruar ligjërisht./vizionplus.tv





