Gjykata e Durrësit vendosi sekuestron preventive për 4 apartamente ne Tiranë e Durrës si dhe te një klinike dentare ne kryeqytet, te gjitha ne pronësi te Olesia Dukes, 38 vjeçe. Sipas policisë, këto pasuri janë te dyshimta pasi nuk justifikohen me burime të ligjshme.

 

Nga informacionet e marra ne rruge konfidenciale, policia ka mësuar se Duka ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, etj, duke përfituar rreth 2 milionë euro. Nga hetimi tre mujor u zbardh mekanizmi i mashtrimit dhe përpjekjet për te fshehur pasuritë.

 

Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga persona të ndryshëm. Ajo paraqitej si grosiste dhe zotëruese e parë ne treg e një lende ne shërbimin stomatologjik. Ajo premtonte furnizim me çmime shumice, por ne fakt gënjente klientët, duke u marre vetëm leket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *